Vijat e bardha në rrugë (6 Korrik 1999)
Në çdo orë të ditës në kryeqytet ka një lëvizje të pareshtur si të këmbësorëve ashtu dhe të automjeteve. Në këto kushte trafiku është gjithmonë i rënduar dhe ka një mungesë të dukshme të rregullave elementare të qarkullimit.
Ka kohë që nëpër rrugë mungojnë vijat e bardha. Qytetarët e thjeshtë me të drejtë ngrejnë shqetësimin e tyre. Për këtë problem autoritetet zyrtare pohojnë. Specialistët thonë se është ndërmarrë një studim në formë konsulte ku po trajtohen të gjitha problemet e trafikut të qarkullimit rrugor ku bën pjesë dhe vijëzimi i rrugëve.
Specialisti: Në lidhje me vijëzimin e rrugëve është problem që e mbulon Bashkia por siç jemi të gjithë dëshmitar si qytetarë, që niveli teknik i rrugëve është për të dëshiruar, gjë për të cilën edhe ky vijëzim që mendojmë të bëjmë në rastet kur bjen shi e mbyten rrugët, ai vijëzim zhduket menjëherë nga llumi që sjellin ujërat. Ne nuk e shohim oportune tani për tani për të bërë këtë vijëzim rrugësh përjashtuar disa segmente rrugësh që po funksionojnë kanalet kulluese siç mund të jetë Rruga e Durrësit ose Bulevardi, gjë për të cilën patjetër që ne do t’i realizojmë. Kurse për të përballuar të gjithë problematikën e vijëzimit të rrugëve për gjithë Tiranën ne praktikisht si specialistë nuk jemi dakort për aq kohë sa gjendja e rrugëve është në nivel të tillë./tvklan.al