Serbët, Mali i Zi (12 Korrik 1999)
Për ditën e mërkurë dhe të enjte është paralajmeruar mbajtja në Beograd e një takimi mes përfaqësuesve të Beogradit dhe atyre të Malit të Zi, lidhur me ripërcaktimin e marrëdhënieve të Malit të Zi dhe Serbisë brenda Federates Jugosllave. Ky takim ka hasur në reagime negative nga të dy partitë e koalicionit qeveritar në Malin e Zi.
Sipas partive në Malin e Zi këto bisedime janë të parakohëshme pasi ato nuk do të pranohen nga Serbia. Nëse këto bisedime me Serbinë përfundojnë me ndonjë marrëveshje në dëm të Malit të Zi, të dy partitë kanë deklaruar se do të tërhiqen nga Qeveria./tvklan.al