Punësimi në Shqipëri – (9 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shifrat e papunësisë në shkallë vendi publikohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. 16.6% e popullsisë rezulton e papunë. Problemi kryesor social në Shqipëri numëron në çdo tre katër të punësuar, njëri është i pa rregjistruar dhe i pa siguruar me pension. Por gjithsesi Ministria e Punës çdo vit ndërrmer hapa për lehtësimin e kësaj mase të madhe të papunësh me projekte e programe nxitje punësimi.
Dy milliard lekë investime nga buxheti shtetëror janë vënë për tregun e punës dhe rezultati është 60 mijë të punësuar. Për vitin 1998 janë çelur 683 projekte të ofruara sit ë tilla, të miratuara nga zyrat e punës në rrethe dhe të zbatuara nga bashkitë dhe komunat. Po ky vit ka angazhuar në punë 42795 vetë, ku është menaxhuar një fond prej afro një milliard lekësh.
Ndërsa në këtë vit 212 projekte janë hapur nga të cilat 154 në Bashki e Komuna dhe 58 të tjera nga firma private. Për këtë vit janë punësuar përkohësisht 14 mijë persona, por me programin e ri të nxitjen e punësimit, Ministria e Punës hedh hapin ku synon që brenda një viti të krijohen 13-15 mijë vende të reja pune./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti