Bashkia merr masa për pastrimin e Lanës (13 Korrik 1999)
Lana e bllokuar nga plehrat shtyn Bashkinë të bllokojë aktivitetin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre aty, nëqoftëse nuk ndërmarrin pastrimin. 31 Korriku është afati i fundit vënë nga Kryebashkiaku Brojka, si rezultat i hedhjes së mbeturinave ndërtimore. Lana sa vjen e i pakësohet uji por i shtohen plehrat.
Shqetësimi urdhër nga Bashkia u drejtohet Drejtorisë së Policisë së Prefekturës dhe Policisë Ndërtimore për rrezikun e infeksioneve dhe shpërthimin e epidemive. Kryebashkiaku Brojka urdhëron fillimin e pastrimit nga aksi i shtratit të Lanës dhe krejt territorin e saj nga këto subjekte, në të kundërt do tu mbyllet aktiviteti i tyre./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti