Arben Malaj, kredia për deputetët socialist – (15 Korrik 1999)


Arben Malaj, kredia për deputetët socialist – (15 Korrik 1999)

17:49 15/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Deputetët socialist nuk kanë ndërmend të bllokojnë ndryshmet në buxhet në kompensim të kërkesës për dhënien e kredive për shtëpi banimi. Këtë e ka deklaruar ish-kryefinancieri Arben Malaj.

Arben Malaj:- “Ne duam që shuma rreth 200 milion dollarë që ka qenë me variantin që refugjatët do të rrinë në Shqipëri deri në fund të vitit të gjejnë vend në buxhetin e shtetit, që të përdoret sa më shpejt dhe në mënyrë efektive. Ne do të ndalim çdo element të korrupsionit politik qoftë në PD, qoftë në PS, në çdo forcë politike që i shërben Shqipërisë”.

Gazetari:- Jeni në djeni të një liste të deputetëve socialist që do të marrin kredi dhe sa është shuma që do rezervoohet për to?

Arben Malaj:- “Nuk mund të hyjë në kompetencat e kryeministrit. E rëndësishme është që problem i strehimit të trajtohet si për popullsinë ashtu dhe për deputetët”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme