Parlamenti, ligji për tokën – (15 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Deputetët e së Djathtës së Bashkuar kanë braktisur në mënyrë demonstrative sot pasdite sallën e parlamentit shqiptar. Gjithçka ka ndodhur për shkak të refuzimit të Ministrit të Buqësisë Lufter Xhuveli, për të abroguar ligjin për tokën e cilësuar nga republikani Godo si antikushtetues.
Janë 130 mijë hektar të tokës të pandarë theksoi Godo, ndërsa Xhuveli u kundërpërgjigj se 93% e tokës është ndarë sipas ligjit. Xhuveli argumentoi mosndryshimin e ligjit të tokës edhe me ecurinë e mirë që sipas tij ka patur tregu i shit-blerjes së saj.
Të Djathtët e Bahkuar kanë kërkuar edhe mbështetjen e demokratëve në kërkesën e tyre për ndryshimin e ligjit për tokën./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame