Kampi i kosovarëve, kontenieret greke – (15 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Boshatiset nga kosovarët kampingu më i fundit me kontenier grek të cilët shërbyen për kalimin e krizës duke e dhuruar tashmë ushtrisë shqiptare. Ulet flamuri grek i cili ka qëndruar tashmë për tre muaj rretsht përkrah atij shqiptar, në kampingun e ngritur nga qeveria greke në kompleksin e pishinave. Sot përfundon dhe misioni i tyre ndihmues ndaj popullsisë kosovare dhe përballimit të krizës nga qeveria shqiptare.
200 gabina që strehuan që strehuan dhe ushqyen muajt e luftës tre mijë kosovarë. Njërëzit e dënuar me dhimbje këtu morën dashuri dhe ngrohtësi. Gjenerali shqiptar dhe ai grek kanë përshëndetur misionet e të dyja palëve, duke vlerësuar në radhë të parë mikprtjen.
Forcat greke janë të kënaqura që kosovarët të cilët mbijetuan tashmë po kthehen në shtëpitë e tyre, por edhe se qeveria e tyre greke radhitet e treta nga shtetet që kanë ndihmuar shqipërinë.
Ndërsa gjenerali i palës shqiptare pas falenderimeve në mbyllje të këtij kampi tregon bashkëpunimin midis ushtarëve të të dyja vendeve duke treguar që populli shqiptar ka miq. Ndaj kjo situatë është zgjidhur me sukses thotë ai./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti