BBC për fëmijët – (15 Korrik 1999)


BBC për fëmijët – (15 Korrik 1999)

19:52 15/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

BBC seksioni shqiptar përgatitet të filloj më 1 Gusht emisionin të përditshëm në gjuhën shqipe për fëmijët. Për realizimin e këtij emisioni i cili do të transmetohet në orën 12 janë përzgjedhur një grup fëmijësh që po përgatiten në ambjentët e BBC së Tiranës, nën drejtimin e gazetarëve me eksperiencë si nga Tirana ashtu dhe nga Londra.

Përse radio britanike i drejtohet posaçërisht fëmijëve? Juli Agoga shefe e seksionit shqiptar të BBC prononcohet për Tv Klan.

Juli Agoga:- “Ideja e fillimit të këtij programi BBC për fëmijë i cili do të jetë një program unik. Lindi si nevojë e përgjigjes ndaj kërkesave që kanë fëmijët shqiptar në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo që ato ndodhen pas situatës në Kosovë. Pra është menduar që gjatë gjithë kësaj periudhe të verës derisa të filloj shkolla, ky do të jetë klubi i BBC për fëmijë. Një nga arsyet e bërjes së këtij programi, i cili do të jetë një program i përditshëm, është edhe nevoja që kryesisht fëmijët në Kosovë të gjejnë një forum, një media ku të përcjellin zërin e tyre me të gjitha ato që kanë kaluar. Pra ky nuk do të jetë një program radio, por një klub i fëmijëve të cilët do të sjellin aty të gjithë shpresat ëndrrat dhe të ardhmen e tyre”./tvklan.al






Të ngjashme