Rugova mbërrin në Prishtinë – (15 Korrik 1999)


Rugova mbërrin në Prishtinë – (15 Korrik 1999)

22:07 15/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lideri shqiptar i Kosovës Ibrahim Rugova pas lirimit si peng dhe qëndrimit dy muaj e gjysmë në Itali mbrriti sot me një aeroplan të posaçëm në Shkup. Kjo ishte ndalesa e parë e tij, ku në takim me autoritete zyrtare Rugova është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike në Kosovë, si dhe me institucionet dhe administratën ndërkombëtare.

Menjëherë pas Shkupit rreth orës 13 Rugova mbrrin në Prishtinë, ku është pritur përpara selisë së Kombeve të Bashkuara nga rreth dy mijë vetë. Rugova ka zhvilluar këtu bisedime me dyer të mbyllura me të dërguarin e OKB-së Demelo dhe pas saj për gazetarët ai ka deklaruar se është i lumtur në Kosovën e lirë dhe bënë thirrje të ndërtojnë jetën ekonomike.

Gjithashu Rugova është shprehur i gatshëm të bashkohet me instancat drejtuese të tranzicionit, duke kërkuar një përfaqësim të drejt të të gjitha forcave politike të krahinës. Gjatë rrugës në Prishtinë Rugova është pritur dhe nga mijra kosovarë në Ferizaj me trëndafila dhe flamuj të kuq shqiptar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme