Vritet vëllai i Zanit – (15 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vritet vëllai i Zani Caushit. Mbrëm vonë në Vlorë dhe pikërisht në vendin e quajtur Pylli i Sodës është vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij vëllai më i madh i Zanit, Lefter Caushi.
Sipas informacioneve të policisë së Vlorës, Lefteri ka qenë brenda në makinë bashkë me dajën e Gaxhait dhe për minuta të tëra janë ndjekur nga një makinë që qëllonte me armë. Diku pranë pyllit të Sodës atentatorët kanë arritur vëllanë e Zanit, Lefterin dhe dajën e Gaxhait dhe u kanë drejtuar tytat e kallashnikovëve.
Dhjetra plumba të drejtuar mbi ta kanë marrë jetën e 40-vjeçarit Lefter Caushi dhe dajës së Gaxhait. Mister autorët dhe shkaqet e kësaj vrasje të dyfisht. Trupi i Caushit tashmë ka dalë nga morgu. Edhe vetë Zani tashmë ka dalë nga ilegaliteti dhe ndodhet në shtëpinë e tij për ti dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.
Lefteri që ka marrë vetë në makinën e tij Zanin të sapoliruar nga Gjykata e Tiranës nuk ka patur ndonjë konflikt më parë. Vrasja e tij vjen pas një tjetër atentati në Vlorë, ku u vranë disa vetë mes të cilëve shoku i ngushtë i të vëllait, burrelsi Afrim Rami dhe ku u plagos dhe vetë Zani. Ky i fundit nuk dihet se pas funeralit të të vëllait do ti dorëzohet policisë dhe do të bashkëpunoj me drejtësinë shqiptare./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj