Klandestinët në brigjet e Puglias (14 Korrik 1999)


Klandestinët në brigjet e Puglias (14 Korrik 1999)

10:28 14/07/1999

Anija fantazme e quajtur kështu, pranë brigjeve të Puglias tani nuk është më e tillë. Burime të kapitenerisë së Portit të Barit bëjnë të ditur se 80 milje larg bregut ndodhet një anije me 250-300 persona në bord të ardhur nga Kosova. Kjo anije kontrollhet tashmë me kujdes nga kapiteneria e Portit dhe nga Guardia di Finanza. Po nga Bari bëhet e ditur se është kapur një anije me vendnisje nga Mali i Zi me romë të ardhur nga Kosova.

Sipas të dhënave ata janë larguar nga frika e një persekutimi nga ana e UÇK-së. Ata kanë deklaruar se kanë qënë të detyruar të hapin varre masive për llogari të serbëve. Nga ana tjetër kanë thënë se këtë e kanë bërë për t’i shpëtuar një ofensive serbe edhe kundër tyre. Sipas burimeve italiane janë edhe 5 mijë romë të tjerë që nga Mali i Zi mund t’i drejtohen Italisë./tvklan.al






Të ngjashme