Gjykata Kushtetuese për gjyqtarët (14 Korrik 1999)
Çeshtja e gjyqtarëve që refuzuan testimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, nga Gjykata e Lartë kalon nga Gjykata Kushtetuese për interpretim. Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë i mbledhur sot për të vendosur mbi fatin e 32 gjyqtarëve të pushuar nga puna me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ja ka kaluar çeshtjen Gjykatës Kushtetuese për interpretim.
Kjo pasi testimi është bërë mbi bazën e një neni në ligjin për organizimin e drejtësisë, i cili është quajtur kushtetutes, pas apelimit pranë saj nga një shoqatë gjyqtarësh. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me fatin e këtyre gjyqtarëve që aktualisht janë të shkarkuar nga profesioni i gjykatësit./tvklan.al