Angjeli tek doganat, krimi ekonomik – (16 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryefinancieri Angjeli ka urdhëruar sot njerëzit e doganave dhe të tatimeve të godasin pa mëshirë krimin e organizuar ekonomik. Ai ka kërkuar gjithashtu licensimin brenda muajit Shtator të të gjithë tatim paguesve në Shqipëri.
Anastas Angjeli, Ministri i Financave:- “Ne nuk mund të vazhdojmë më kështu. Të gjitha kostatimet që keni arritur, të gjithë kontrollin që keni bërë, paraqitjani organeve kompetente të ndjekjes së krimit ekonomik dhe të krimit të organizuar, të prokurorisë, me qëllim që ky problem tashmë të goditet. Sepse të gjitha këto janë një vjedhje e hapur që i bëhet shtetit. Pra bashkëpunimi është për ti zbuluar siç keni bërë deri tani por edhe për ti denoncuar ato me qëllim që të marrin goditjen përfundimtare”.
Pas kërkesës së Angjelit, kryetatimorët e Vlorës, Lezhës dhe Durrësit, kanë deklaruar se janë gjithsej 90 anije të palicensuara që kryejn veprimtari të paligjshme. Ndërkohë tatimorët kanë realizuar 93% planin e të ardhurave nga tatimet./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame