Historia e pengjeve greke – (16 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Opinionin shqiptar dhe atë grek e ka tronditur muajin e fundit përsëritja dy herë e një rasti. Autobuz grek, me pengje greke dhe me pengmarrës shqiptar. Të dyja rastet kanë pasur një përfundim, vrasjen e dy shqiptarëve rrëmbyes. Fatos Pislit dhe Aleksandër Legës. Ashtu sikurse kanë pasur dhe një fillim, konflikte të policisë greke me dy shqiptarët, të cilët kanë pasur vite që kanë punuar në Greqi.
Pa justifikuar veprimin e dy pengmarrësve shqiptar, konflikti ka nisur atje ku policia greke ka ndikuar padrejtësisht tek dy shqiptarët. Në rastin e Fatos Pislit, dy ditë pas vdekjes së tij policia greke mori në pyetje një qytetar grek i ngatërruar në burgimin e Pislit. Dhe në rastin e Aleksandër Legës, pengmarrësit të dytë, një polic grek ka grisur dokumentat e tij ndonëse kishte vite që punonte në Greqi.
Pas vrasjes së djeshme të Legës, Athina zyrtare ka përgëzuar forcat e rendit nëpërmjet kryeministrit Simitis për eleminimin e pengmarrësit. Ndërsa Tirana zyrtare ka heshtur./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori