Parlamenti, Genc Pollo intervistë (19 Korrik 1999)
Grupi Parlamentar i PD është rikthyer sot në byronë e Parlamentit për të vendosur kalendarin e punimeve të Kuvendit për javën në vazhdim.
Genc Pollo: E rëndësishme është që deputetët demokratë fillojnë punën fillimisht me komisionet por besoj gjatë kësaj jave edhe në seancë plenare.
Demokratët kanë kërkuar mbajtjen e një deklarate sapo Kuvendi të fillojë punimet, ku do shpjegohen qëndrimet e PD-së si dhe platforma. Në këtë deklaratë do të shpjegohen qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe platfomra që do të operojnë deputetët demokratë. Deputetët do të flasin për çeshtjen e Kosovës por dhe për situatën në vend. Nënkryetari i grupit parlamentar Genc Pollo te PD, ka kërkuar shtyrjen e miratimit të projektligjit për statusin e nënpunesit civil.
Genc Pollo: Është një projektligj i paraqitur lidhur me statusin e nënpunësit civil dhe kërkuam duke gjykuar duke u nisur nga rëndësia e këtij ligji, prek interesat e mbi 150 mijë shqiptarëve që janë punësuar në administratën shtetërore që ky të shtyhej në mënyrë që opozitës ti krijohet mundësia për të marrë pjesë në debatimin për të paraqitur idetë e veta për të bërë amendamentet e duhura për të dhënë alternativat e saj dhe besoj mund t’ja arrijë me mirëkuptim….
Gazetari: A do kërkoni abrogimin e ligjeve që janë miratuar deri tani?
Genc Pollo: Çeshtja e ligjeve nuk ka të bëje me praninë ose mospraninë tonë. Nëqoftëse është ligji i keq duhet …… nëqoftëse është ligj që shkon dhe mund të përmirësohet duhet përmirësuar. Kjo është detyra e Opozitës./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego