Kakavijë, emigrantët shqiptarë – (18 Korrik 1999)


Kakavijë, emigrantët shqiptarë – (18 Korrik 1999)

11:55 18/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pika e Kakavijës duket se po i ngjason gjithnjë e më shumë asaj të Morinës muaj më parë. Nga e cila hynin çdo ditë mijra e mijra kosovarë. Por ka mëse një javë që ekranet tona janë pushtuar nga flukse të tjera qytetarësh shqiptar, të cilët kanë vite dhe muaj që punojnë në shtetin fqinj grek.

Fluksi i djeshëm dhe i sotëm i kthimit të emigrantëve tanë prej Greqisë sa vjen dhe rritet. Përveç dëbimit pa shkak njerëzit e moshave të ndryshme keqtrajtohen në masë. Pas këtij kthimi dhe keqtrajtimi i papritur ata shajnë policinë greke. Pothuajse të gjithë tregojnë dokumentat, vizat, pasaportat, kartat e lëshuara nga policia greke. Tashmë ato janë të grisura arbitrarisht.

Por qytetarët e kthyer përveç ankesave ndaj dhunës dhe rrahjeve nga policia greke kërkojnë një impenjim më shumë nga qeveria shqiptare. Por ajo që flet është se klima në Greqi po tensionohet çdo orë e më shumë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme