Pandi Raidhi ndahet nga jeta – (18 Korrik 1999)


Pandi Raidhi ndahet nga jeta – (18 Korrik 1999)

12:11 18/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është ndarë nga jeta sot në orët e para të mëngjesit Artisti i Popullit Pandi Raidhi. Pas një sëmundje të rëndë në moshën 77-vjeçare aktori i shquar i 200 roleve në teatër dhe 36 në filma është ndarë nga të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e skenës dhe ekranit shqiptar.

Për vite me radhë Raidhi ka punuar në teatrin profesionist të Korçës dhe në Kinostudio. Në vitin 1969 ai është nderuar me titullin Artist i Merituar për tu vlerësuar më pasë në vitin 1975 si artist i popullit. Pandi Raidhi ka realizuar një mori personazhesh mjaftë të dashur për publikun shqiptarë si tek filmat “Beni ecën vetë”, “Yjet e netëve të gjata”, “Zonja nga qyteti”, “Toke e përgjakur”, “Nëntori i Dytë”, “Përballimi” etj.

Prej sëmundjes së rëndë Raidhi nuk mundi të udhëtoj në fillim të këtij muaji për të marrë pjesë në Kongresin e 26-të të artistëve botës në Lisbonë të Portugalisë. Ndërsa Instituti Amerikan i Biografive e ka përfshirë Pandi Raidhin në botimin e 9-të për artin, me motivacionin “Për kontribut të shquar”.

Po ky institut ka parashikuar ti jap artistit shqiptar bustin e artë dhe medaljen ku do të jetë i gdhendur emri i Raidhit. Ndërsa botimi i Qendrës së Biografive në Kembrixh të Anglisë, në Janarin e vitit 2000 do ta shpall atë ndër 500 artistët mijëvjeçarit të ri./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme