Kryeministri Majko dhe Presidenti i Bankës Botërore (19 Korrik 1999)


Kryeministri Majko dhe Presidenti i Bankës Botërore (19 Korrik 1999)

12:36 19/07/1999

Banka Botërore i jep Shqipërisë 40 milion dollarë kredi me afat të gjatë shlyerje. Të gjitha këto fonde të grupuara në tre projekte do të synojnë ndihmën për sipërmarrësit e zonave më të varfëra, por dhe për qytetarët e mesëm shqiptarë. Kryeministri Majko së bashku me Presidentin e Bankës Botërore Uillsenson kanë nënshkruar marrëveshjen për kredinë suplementare për punët e komunitetit prej 5 milion dollarësh, projektin për ujitjen dhe drenazhimin prej 24 milion dollarësh dhe projektin për mikrokredinë 12 milion dollarë.

Më pas Presidenti i Bankës Botërore ka dalë përpara gazetarëve. Pritja e 500 mijë refugjatëve kosovarë, tha ai, i ka dhënë këtij vendi një imazh krejt të ndryshëm në botë. Uillsenson ka theksuar se tani është momenti që në Shqipëri të sigurohet një qeverisje dhe drejtësi e efektshme duke forcuar pozitat në Rajon dhe në botë. Për këtë ai ka siguruar se Banka Botërore do të jetë partnere e Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme