Kisha Ortodokse në Korçë – (18 Korrik 1999)


Kisha Ortodokse në Korçë – (18 Korrik 1999)

12:36 18/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kisha Ortodokse e qytetit të Korçës përveç faljeve të njerëzve të kësaj feje tashmë ka hapur dyert ku në investimet e saj u bashkangjitet edhe një drekë e përditshme e cila shtrohet për të varfërit e këtij qyteti, qoftë edhe me besime të ndryshme. Aty pasi predikohet urtësi mirësi e dashuri dhjetra njerëz në gjendje të vështirë ekonomike gjejnë aty ndihmën e një vakti ushqimor nga Kisha Ortodokse.

Tashmë asaj shtrese të varfër ju jepet një dorë jo për tu bërë të pasur por për të jetuar më gjatë. Por diçka tjetër mbi të cilën kjo kishë ka investuar janë  fëmijët, duke ju ngritur kështu kopshtin e tyre me emrin “Dashuria”. Rreth 100 fëmijë mësojnë në tre grupet e këtij kopshti, të pajisur me të gjitha orenditë. Pas restaurimit kati i dytë i kësaj ndërtese pritet të funksionoj tashmë si shtëpi e rinisë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme