Elbasan, Ndërrmarja e Çelikut – (22 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nëse skrapi do të vazhdoj të importohet 400 punëtor të Ndërrmarjes së Çelikut në Elbasan do të pushohen nga puna. Përfaqësuesit e firmës turke Kurum International, që operon në fabrikën e prodhimit të çeliqeve në Elbasan bëjnë të njohur se nëse vazhdohet në importimin e skrapit humbja do të jetë 7.5 milion dollarë.
Specialistët turq thonë se në Shqipëri ka një rezervë skrapi, material që shërben për prodhimin e çelikut për dy vjet punë pa ndërprerje. Por kjo sasi është destinuar për në Austri në shkëmbim të disa vagonave. Firma turke i ka ofruar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave që në shkëmbim të këtij skrapi të paguajn sa për të blerë dyfishin e vagonave që do të vijnë nga Austria, pork jo marrveshje nuk është pranuar.
Kështu lejimi i eksportit të skrapit duke detyruar ndërrarrjet që punojnë në Shqipëri ta importojnë atë, përveçse bllokojnë aktivitetin e tyre shtojnë humbjet financiare për ekonominë shqiptare si dhe numërin e të papunëve./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj