Task Forca, ndërprerja e energjisë – (22 Korrik 1999)


Task Forca, ndërprerja e energjisë – (22 Korrik 1999)

18:13 22/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vala e prerjes së energjisë elektrike të të gjithë mospaguesve të saj nga task forcë këtë radhë nga lokalet e bingos shpërngulet në firmat e mëdha ndërtuese. Tashë kësaj policie nuk i intereson me apo pa leje ndërtimi por dënim i të gjithë mospagusve të energjisë me ndërprerje të saj.

Sot objekt i këtij operacioni është firma Haxholli e cila kishte tre gjoba të papaguara edhe 50 familjet që kanë hyrë në këtë pallat, sot e deri në pagimin nga pronari të gjobës nuk do të kenë energji elektrike. Dy vjet ndërtime pa paguar asgjë.

SIpas specialistëve të task forcë 50 hyrje gjenden pa kontratë dhe filjali elektrik nuk merr asnjë masë. Nga mos lidhja e kontratave të tyre shteti humbet 7 milion lekë në muaj, ndërsa KESH në përgjithësi nag familjarët dhe firmat për një muaj ajo humbet 500 mijë dollarë. Fillimisht është nisur për firmat e mëdha por që do të kalohet edhe tek më të vegjëlit familjarë abuzues./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme