Ambasadori i ri Limpreht – (23 Korrik 1999)


Ambasadori i ri Limpreht – (23 Korrik 1999)

13:12 23/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri Zhozef Limpreht bën betimin në Departamentin e Shtetit. Sipas Ministrisë tonë të Jashtme në ceremoni kanë marrë pjesë një numër i madh të ftuarish. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm Amerikan Eduard William Junior, pasi e cilësoi kandidaturën e Limpreht më të përshtatshme për këtë post deklaroi:

“Me kontributin me vlerë që dha gjatë konfliktit në Kosovë pesha e rolit të Shqipërisë në rajon ka dalë dhe më qartë në pa. Në këtë periudhë të paskonfliktit marrëdhëniet me Shqipërinë janë të rëndësishme për SHBA”.

Ndërsa Ambasadori Limpreht tha se pas ngjarjeve të vitit 1997 shumë kush kishte pikëpyëtje për të ardhmen e Shqipërisë, por me udhëheqjen e vendosur që ai ka dhe me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar duke patur parasysh dhe qëndrimin e mbajtur në konfliktin në Kosovë, Shqipëria do të eci përpara./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme