Hasan Ahmetaj, intervistë (21 Korrik 1999)


Hasan Ahmetaj, intervistë (21 Korrik 1999)

15:17 21/07/1999

Intervistë me zotin Hasan Ahmetaj, Drejtor i Policisë në qytetin e Beratit.

Gazetari: Zoti Ahmetaj është e vërtetë që ju sapo keni dalë nga burgu?

Hasan Ahmetaj: Jo kjo nuk është e vërtetë. Ka rreth dy ditë që opinioni beratas dhe ai tiranas u…. për njëfarë arrestimi tim në Berat para dy ditësh duke u gdhirë mëngjesi. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Këto janë vetëm sajesa të njerëzve që nuk ju intereson rendi dhe qetësia në qytetin e Beratit. Këto lënë ndikimet e veta. Ne jemi qytetarë, jemi familjarë, në rrethin tonë familjar dhe shoqëror lënë impresione jo të mira. Por këto nuk mund të lënë impresione jo të mira tek ne profesionistët e policisë.

Gazetari: Cila është e vërteta për arrestimin në Çobo?

Hasan Ahmetaj: Kjo ka lidhje me pyetjen e parë. Përpara dy ditësh në qytetin e Beratit në orët e para të mëngjesit është bërë një arrestim i dirigjuar nga Forcat Speciale dhe Ministria e Rendit Publik. Është fjala për Edison Çobon për të cilin Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër arresti kjo është e bazuar në bazën e kallzimeve dhe të materialeve kriminale në ngarkim që ka për atë. Por desha të sqaroj që pozicioni i Çobove nuk ka fare lidhje me pozicionin e Hasan Ahmetit si Drejtor Policie dhe si qytetar, aq më tepër nuk ka lidhje me Policinë e Beratit.

Gazetari: Gjithë kjo zhurmë ka ardhur pas veprimit tuaj që keni vënë disa gjoba ndaj disa firmave private. Cila është e vërteta dhe a jeni bërë pishman, pra jeni penduar për këtë veprim që keni bërë?

Hasan Ahmetaj: Unë ju falenderoj për pyetjen kaq ngacmuese që ju bëni, por desha të jap përgjigjen time që nuk është e vërtetë që unë kam vënë në asnjë rast gjobë në qytetin e Beratit. Ekzistojnë janë të gjallë vetë italianët dhe Maksim Çuhedari të cilët mund të shprehen lirshëm përpara televizioneve ashtu sikundër përpara gazetave për të nxjerrë në pah të vërtetën. Unë nuk kam fare gisht në këtë punë. Unë bashkë me stafin tim kemi kërkuar nga Ministri i Rendit Publik që të organizohen disa kontrolle të befasishme dhe jo të befasishme në Komisariatin e Policisë së Kuçovës ku rezulton një diferencë shumë e madhe lekësh të vjedhura dhe jo të inkasuara për llogari të buxhetit të shtetit. Dhe konkretisht është fjala për vjedhjen shumë të madhe që është bërë në aspektin e targimit të automjeteve ku shifra i kalon të 200 milion lekë të vjetra, ashtu sikundër ka aspekte të tjera korruptive në sektorin e prodhimit të pasaportave, të dokumentave të tjera të identifikimit, të autoshkollave si dhe të marrëdhenieve me qytetarët dhe sidomos me bisnesmenët e atij qyteti./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme