Kosovë, UÇK (21 Korrik 1999)
Deri në mesnatën e sotme UÇK-ja duhet të çarmatoset. Bëhet fjalë për dorëzimin e armatimit të rëndë si antitanket, antiajrorët, minat dhe granatat. Çarmatimi do të realizohet në bazë të marrëveshjes të nënshkruar mes shefit politik të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Komandantit të Trupave të NATO-s në Kosovë, Majk Xhekson.
Në një intervistë Xhekson ka deklaruar se nga vizita e disa pikave të kontrollit të dorëzimit të armëve të dhënat janë inkurajuese. Deri në mesnatën e sotme duhen dorëzuar 30 % e armatimeve të rënda ku përjashtim bën vetëm revolja e cila duhet të mbahet në vende dhe raste të veçanta. Deri dje në Kosovë kanë mbërritur 682 mijë të kthyer./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori