USAID, sistemi i ri financimi – (23 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Duket se Shqipëria nga fundi i këtij viti do të ketë sistemin e ri të financimit, përfshi dhe rregjistrimin e plotë të kompjuterizuar të interesave të sigurimit mbi pasurinë e luajtshme. Qëndra Shqiptare për kërkime ekonomike në bashkëpunim me projektin Iris të USAID-it në Shqipër prezanton draft ligjin për kolateralin garancinë.
Debati i hapur mes zyrtarëve të Bankës Botërore, FMN dhe USAID-it që kanë si zgjerim zgjerimin e bizneseve, duke krijuar lehtësira në dhënien e kredive. Kjo lehtësi do të konsistoj tek lënia peng e diçkaje si garanci për kredinë e dhënë. Aktiviteti i projektit Iris Albania, fokusohet në zhvillimin e një regjimi të ri të financimit të siguruar mbi pasurinë e luajtshme mbi Shqipërinë.
Iris ka hartuar ligjin e ri dhe aktet nënligjore që do të zbatohen nga rregjistri i të drejtave të pronësisë. Sot shkëmbehen opinione rreth këtij drafti si dhe çështje proceduriale për miratimin nga parlamenti. Projekti i ri sot ofroi mundësi edukimi e trajnimi për jurist vendas, bankier, biznesmen dhe punonjës të aparatit shtetëror. Por fundviti do të jetë ai që do të tregoj funksionimin e këtij sistemi të ri./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti