Elbasan, lopët me tuberkuloz – (24 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Lopë dhe qumësht të infektuar me Turbekuloz. 210 krerë lopë janë kostatuar pozitiv me turbekuloz në Elbasan. 30 prej tyre janë skartuar nga shërbimi veterinar elbasanas por 180 krerët e tjera vazhdojnë të mbajnë virusin vrasës. Ndërkohë që nga ligji veterinar Turbekulozi njihet si një virus që klaon nga kafsha tek njeriu.
Lopët jo vetëm nuk po kurohen por qumshti i tyre vazhdon tu shitet konsumatorëve elbasanas duke shtuar rrezikun e një hapje epidemie edhe tek ata.
Inspektoriati Veterinar i Elbasanit e zbuloi në kohë epidemnë që zuri lopët, por nuk është në gjendje të ndaloj shitjen e qumshtit dhe të mishit të tyre, duke e mbajtur vatrën e infeksionit akoma të hapur, madje dhe tek vetë njerëzit. Pikërisht për shkak të Turbekulozit apo sëmundjeve të tjera që kanë kapur kafshët, jo vetëm në Elbasan por dhe në qytete të tjera eksportimi i mishit shqiptar është i ndaluar nga Komuniteti Europian.
Mungesat e fondeve nga Ministria e Bujqësisë për kurimin skartimin apo dhe zhdukjen e kafshëve të sëmura po shtojnë gjithnjë e më shumë rrezikun e epidemive dhe tek konsumatorët e pambrojtur shqiptar./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj