Vëzhgim kulturor – (24 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një shfaqje është shumë pak në këtë fundjavë për Tiranën. Edhe pse numri i popullsisë në Kryeqytet i ka kapur shifrat e 700 mijë vetëve objektet e mëdhaja artistike preferojnë pushimin në këtë sezon të nxehtë. Nga një vëzhgim i yni rezultoi se nga 5 qendra artistike vetëm njëra përgatiste spektakël edhe ky për ditën e nesërme në mbrëmje në sallën e Varietesë së Tiranës.
Mungesa e vazhdueshme e fondeve a bërë që qendrat kulturore të Kryeqytetit te kënaqin më një shfaqe një herë në disa javë apo muaj. Atëherë spektatori natyrshëm preferon në këto kushte kafenetë, baret apo shëtitjet e mbrëmjes si një alternativë e vakët për argëtim në kohën e lirë. Për këtë arsye nuk duhet të jetë vetëm ministria ajo që duhet të mendoj për gjetjen e parave, spektatorit i intereson vetëm argëtimi./tvklan.al