Këshilli Studentor Shqiptar – (24 Korrik 1999)


Këshilli Studentor Shqiptar – (24 Korrik 1999)

14:09 24/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Këshilli Studentor Shqiptar proteston përpara kryeminsitrisë për sensibilizim të opinionit publik shqiptar, qeverisë dhe organizmave jo qeveritare dhe ato ndërkmbëtare për rrëmbimin nga policia serbe të studentit nga Kosova të Universitetit të Prishtinës Albin Kurti i cili është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Studenti Albi Kurti një nga liderët e Lëvizjes Studentore Kosovare ka kontribuar në lëvizjen për liri të shqiptarëve të Kosovës. Por ky këshill studentor shqiptar ngre edhe problemet që ai vetë ka.

Arian Galdini:- “Janë miratuar disa ligje nga qeveria e parlamenti shqiptar dhe asnjëherë nuk janë thirrur studentët për konsulta apo ekspertizë ndërkohë që ata janë të interesuarit e drejtëpërdrejt për këtë çështje. Në mënyrën apsolute ne meritojmë të jemi integruar në çdo lloj vendim marrje që bëhet për studentët”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme