Sarajevë, Pakti Stabilitetit (25 Korrik 1999)


Sarajevë, Pakti Stabilitetit (25 Korrik 1999)

17:09 25/07/1999

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kujtojnë Qeverisë Majko se duhet të përgatisë projekte konkrete për t’i paraqitur në Samitin e Sarajevës në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. Shqipëria do të kërkojë nga donatorët 4.5 miliard dollarë për infrastrukturën, reformat ekonomike dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë.

Ndërkohë në kryeqytetin boshnjak është zhvilluar dje një takim parapërgatitor i drejtorëve politikë të Ministrive të Jashtme të vendeve të Evropës Juglindore. Për herë të parë që prej vitit 1991 Presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Maqedonisë, nuk do të kushtëzohen nga Jugosllavia e sotme në kërkesat e tyre për ndihma financiare./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme