Shifrat e punësimit sipas INSTAT (25 Korrik 1999)


Shifrat e punësimit sipas INSTAT (25 Korrik 1999)

17:17 25/07/1999

Shqipëria e cila numëron si banorë të saj gati 2 milion shtetas dhe pas ikjes nëpër vende të tjera, vetëm 220 mijë vetë prej tyre janë të punësuar. Këto janë të dhënat më të fundit që dalin nga INSTAT. Sipas statistikave del që afro 44 % e të punësuarve janë femra dhe 69 % e tyre janë meshkuj.

Po të merret parasysh dominimi i moshës së re shkollore e parashkollore, si dhe numri i të punësuarve në administratën shtetërore, atëherë llogaritet që shifra reale e papunësisë të jetë më e vogël nga sa tregohet. Por në disa institucione dhe sipas statistikave del që numri më i madh është ai i drejtuesve sesa ai i nënpunësve të thjeshtë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme