I marrin patentën, Rama telefonon qytetarin: Do merrem vetë me këtë problem
Kreu i qeverisë Edi Rama, edhe këtë mbrëmje ka vijuar me disa telefonata për disa prej qytetarëve që kanë lënë ankesat dhe shqetësimet e tyre tek platforma “Shqipëria që duam”.
Një ndër shqetësimet ishte ai i një qytetarit të cilit në këto ditë me masa të rrepta për qarkullimin, policia i ka bllokuar patentën, ndërsa ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij, nga Tirana në Durrës.
Qytetari tregoi se punon në një bankë në Tiranë dhe jetonte në Durrës, dhe se këtë rrugë e bën përditë, por policia pasi i ka kontrolluar lejen e lëvizjes ka kontaktuar se është jashtë orarit.
Pas kësaj atij i është marrë patenta dhe i është pezulluar leja e qarkullimit.
Ndërkaq kryeministri i ka siguruar se pasi ta verifikojë rastin, qytetarit do t’i kthehet patenta dhe se në këtë rast ai ka të drejtë për shqetësimin.
Qytetari: Sot kam shkuar në Tiranë, sepse punoj në Tiranë por jetoj në Durrës, dhe më ndaloi policia, unë e kam lejen e punës, efektivi më kontrolloi lejen dhe tha që jam jashtë orarit…
Edi Rama-Ku punon në Tiranë?
Qytetari-(Tregon emrin e bankës)
Edi Rama-Të vunë gjobë?
Qytetari-Më bllokoi patentën dhe më hoqi lejen e qarkullimit.
Edi Rama-Pa merak se do merrem vetë me këtë problem, do telefonoj drejtorinë e policisë për ta sqaruar, se ata që kanë leje pune nuk kanë arsye për t’u penalizuar… Kurajo dhe të fala nga shtëpi. /tvklan.al