Ekrani i madh tek QNK – (27 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Të thyejm monotoninë në netët e verës në Tiranë. Ky është qëllimi për të cilën në qendër të kryeqytetit funksionon që prej fillimit të javës ky ekran i madh. Ministria e Kulturës në bashkëpunim të ngusht më QNK dhe firmën Delta Publicity çdo mbrëmje shfaqin programe të ndryshme për njerëzit, koha e lirë e të cilëve nuk shpenzohet për aktivitete të ndryshme artistike.
Ky aktivitet i quajtur “Netët e Verës në Tiranë” do të ketë një program të gjerë që të plotësoj interesin e shumë grup moshave. Është menduar prej organizatorëve që të ketë programe muzikore për të rinjtë, filma shqiptar dhe të huaj humoristik me metrazh të shkurtër për familjarët. Gjithashtu mendohet që fundjavave të organizohen koncerte live me personazhe të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.
Aktiviteti duket se është mirëpritur prej pushuesve duke ditur që ambjenti përpara QNK është njëri nga vendet më të preferuara për shëtitjet mbrëmjeve prej kryeqytetasve./tvklan.al