Misteri i pengut nga Tepelena – (27 Korrik 1999)


Misteri i pengut nga Tepelena – (27 Korrik 1999)

10:58 27/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mister fati i pengut i dy të rinjve të vrarë para dy ditësh nga Forcat Speciale në Tepelenë. Arben Meta dhe Afrim Muçi pas disa orë luftë me Forcat Speciale pranë staneve të Lapardhasë, u vranë nga këta të fundit. Sipas policisë të rinjt Meta dhe Muçi ishin pengmarrësit e tregtarit nga Tepelena Mehmet Kamberi.

Në konfirmimin zyrtar policia tha se pengu Kamberi u lirua nga pengmarrësit e tij pas vrasjes së tyre nga forcat e RENEA-s. Por vetëm një muaj më parë ditën e marrjes peng të voglushes nga Kakavija Sofie Goga, nga Ministria e Rendit Publik u tha se u lirua pengu tepelenas Mehmet Kamberi. Pra janë dy deklarata të zyrtarëve të policisë në kontradikt me njëra-tjetrën, por që nuk hedhin dritë se ku ndodhet tashmë biznesmeni Kamberi.

Ministria e Rendit Publik Duhet të jetë më e saktë në dhënien e deklaratave zyrtare pasi siç është shprehur vetë dhe lajmet e vërteta jepen vetë nga ajo./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme