Riatdhesimi i qytetarëve amerikanë, ambasadorja Kim falenderon qeverinë shqiptare
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka falenderuar qeverinë shqiptare për ndihmën që i ka dhënë disa qytetarëve amerikanë të udhëtojnë drejt vendit të tyre.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim bën të ditur se bëhet fjalë për 64 persona, ndërsa falenderon kompaninë e fluturimeve Air Albania dhe kryeministrit Rama për solidaritetin bujar.
“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara”.
Ndër të tjera, Kim falenderon dhe ambasadën britanike dhe atë gjermane që ndihmuan në këtë proces./tvklan.al
Thanks to @airalbania1, @ediramaal, @UKinAlbania, German Embassy & others for helping get #AmericansHome! https://t.co/ggEIbS7bok
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 1, 2020