SHBA ndihma për Kosovën – (27 Korrik 1999)


SHBA ndihma për Kosovën – (27 Korrik 1999)

11:15 27/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një ndihmë humanitare prej 500 milion dollarësh për të ndihmuar në ringritjen e shtëpive për shqiptarët të shkatërruara nga forcat serbe. Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i presidentit Bill Klinton, Samuel Berger theksoi se Ëashingtoni do ta propozoj këtë ndihmë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, si hap i parë për rindërtimin dhe stabilizimin e Ballkanit.

Por Berger duke reflektuar mbi dënimin amerikan të vrasjes të katër serbëve në Kosovë tha se cilido që dëshiron të bashkëpunoj me SHBA duhet të punoj për ti dhënë fund dhunës etnike. Gjithashtu SHBA kanë këmbëngulur në atë që Europa duhet të jetë donatorja për rindërtimin e Kosovës dhe Ballkanit të pas luftës, pasi SHBA kanë shpenzuar shumë në fushatën e bombardimeve ajrore mbi ish-Jugosllavi.

Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë incidentet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kështu janë zbuluar varre të përbashkëta ku sipas gjyqtarëve të Hagës, trupat e gjetur janë të shqiptarëve të masakruar nga serbët. Një nga pikat më të nxehta të zbulimit të varreve massive është dhe Rahoveci i njohur dhe si qendër e rezistencës së UÇK-së./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme