Abetare për kosovarët – (27 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
45 mijë Abetare për nxënësit kosovarë. Kjo është ndihma më e fundit që i bëhet arsimit në Kosovën e shkatërruar nga lufta. Inisiativa vjen prej klubit Rotarian Shqiptar dhe shtëpisë botuese Toena, të cilët kanë ndihmuar shumë refugjatë të larguar me dhunë prej trojeve të tyre. Abetaret do të shtypen në Tiranë për të dërguar më pas brenda muajit të ardhshëm në Kosovë.
Fatmir Toçi, Botues i Toena:- “Kjo ndihmë konsistoi në fushën e mjeksisë, për të dërguar nga ana jonë falas një sasi të vaksinavës kundër verdhzës e tetanozit, me një fond të dërguara nga të gjitha klubet Rotere në të gjithë botën”.
Ndërkohë është bërë hapi i parë kur i janë dhuruar Univerisitetit të Prishtinës gjashtë mijë tituj shkencor, që do të shërbejnë për ringritjen e bibliotekës së shkatërruar të këtij institucioni të rëndësishëm në Kosovë. Kjo ndihmë është një shprehje e qartë e unifikimit shpirtëror mes shqiptarëve./tvklan.al