Thaçi nis takimet për qeverinë e re
Kurti: Mos diskutojë emrat, por datën e zgjedhjeve
Presidenti i Kosovës ka nisur disa takime me kryetarët e partive politike për të diskutuar mbi opsionet e mundshme, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë.
Presidenti Thaçi po tenton të diskutojë mbi opsionet e krijimit të qeverisë së re, një mundësi që kundërshtohet nga Vetëvendosja.
Në takimet që ka pasur sot, Thaçi është takuar edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e ardhshme, ku në fokus është krijimi i një qeverie që do të zëvendësojë atë të drejtuar nga Albin Kurti.
Në takime është diskutuar edhe për situatën e re të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
Tv Klan