Psikologia: Me përshtatjen me regjimin e ri truri fillon e qetësohet vetë
Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në TV Klan ishte psikologia Aba Zeneli.
Ajo u ndal tek fakti se ne jemi qënie që përshtatemi dhe ndryshe nga java e parë kur filloi izolimi, nivelet e alarmit nuk janë aq të larta sa më parë.
Aba Zeneli: Me çfarë po vë re edhe tek vetja ime, por edhe tek njerëzit e tjerë, ne jemi qënie që përshtatemi në një farë mënyre. Në filim ne u bëmë të gjithë me ankth, çfarë do na ndodhi, ç’ishte kjo që na ndodhi, pse na ndryshoi jeta në këtë lloj mënyre. Mirë po dalëngadalë, po na ikën javët dhe nuk po e kuptojmë si po ikën java, dita. Në këtë mënyrë, ne jemi përshtatur pak a shumë me këtë regjim të ri dhe duke u përshtatur truri fillon dhe qetësohet vetë, domethënë nuk janë nivelet e alarmit aq të larta sa më përpara. Duhet që të punojmë me veten, që ne do dalim nga kjo situatë, një ditë do dalim nga kjo situatë./tvklan.al