Shkarkohet Havari, emërohet Koseni – (27 Korrik 1999)


Shkarkohet Havari, emërohet Koseni – (27 Korrik 1999)

13:24 27/07/1999

Arkiva – Tv Klan 1998-2012;

Është pikërisht arrestimi i Tan Kateshit në qendër të Tiranës nga Koseni, që ka bindur përfundimisht Ministrin e Rendit Publik Spartak Poçi të arrë vendimin e madh. Mit’hat Havari të largohet nga posti i kryepolicit të Tiranës dhe vendin e tij e lë kolegu dhe sfiduesi i tij njëkohësisht drejtori aktual i policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Koseni.

Sipas bashkëpuntorëve të ngushtë të Ministrit të Rendit Publik, ky i fundit është takuar me komisar Kosenin sot në zyrën e tij duke i komunikuar komisarit të fortë emërimin e ri. Ndërkohë vetë Havari aktualisht ndodhet me pushime në plazhin e Golemit. 

Kolonel Havari i quajtur ndryshe dhe dora e hekurt sipas vetë atij është ndjer I fyer nga aksioni blic i Kosenit në arrestimin e Kateshit, aksion që mund të shkaktonte përplasje me policët e kryeqytetit. Poçi akuzon Kosenin për thyerje të ligjeve dhe shkelje të rregullave të policisë.

Por është pikësrisht kjo shkelje sispas Havarit që solli dhe fundin e tij në kolltukun e vështirë të kryepolicit të Tiranës dhe zëvendësimin me sfidantin e tij komisar Edmond Kosenin. Megjithatë vendimi i ministrit Spartak Poçi nuk është zyrtarizuar ende duke pritur ndoshta mbarimin e pushimeve të Havarit për ti komunikuar largimin nga posti./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme