Gradimi i oficerëve (26 Korrik 1999)


Gradimi i oficerëve (26 Korrik 1999)

17:42 26/07/1999

Dekorohen 64 ushtarakë. Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga i shoqëruar nga Kryeparlamentari Skënder Gjinushi sot kanë qënë mes ushtarakëve pjesëmarrës aktiv gjatë ditëve plot tension në konfliktin me ushtarët jugosllavë në kufirin Verilindor.

64 ushtarakë të reparteve e batalioneve të ndryshme u graduan sot para kohe për shkak të aktivitetit profesionist dhe kurajoz të tyre. Ministria e Mbrojtjes u tregua më e shkathët se ajo e Rendit Publik në mirënjohjen morale e profesionale të vartësve të tyre në dhënien e gradave për ata ushtarakë që dhanë dhe rrezikuan më shumë në ruajtjen e integritetit kombëtar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme