Rudina – Emisioni 1 Prill 2020
“Gracias a la vida” nga trio Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Çezari!
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte sporanoja Inva Mula. Në këto ditë vetëizolimi si pasojë e pandemisë, ajo është duke qëndruar në shtëpi me vajzën Nina dhe bashkëshortin, biznesmenin Hetem Ramadani. Sopranoja shprehet se kjo periudhë shërben edhe si një reflektim për të gjithë, për mënyrën si kemi jetuar më parë dhe sesi e kemi shpenzuar kohën. Sipas Mulës kjo pandemi do ndryshojë mënyrën tonë të të menduarit dhe stilin e jetës.
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte këngëtarja Adelina Tahiri. Ajo gjendet sëbashku me familjen e saj, bashkëshortin dhe vogëlushin e saj në shtëpinë e tyre në Shkup, Maqedona e Veriut. Këngëtarja u shpreh se ata gjenden në izolim prej 3 javësh, por ditët e fundit kanë humbur një mik të familjes, shokun e bashkëshortit si pasojë e infektimit nga virusi. Adelina bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos bëhen egositë, por të mendojnë dhe për të tjerët.
Me dy vëllerëzit ne Bergamo, Mervin dhe Gazjon Skuqej dhe me familjen Çaushi!
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishin dy vëllezër shqiptarë në zonën Monterosso në Bergamo, të cilët kanë bërë një gjest humanitar. Bëhet fjalë për Mervin dhe Gazjon Skuqej, të cilët kanë një furrë buke dhe gjatë kësaj periudhe kanë shpërndarë vullnetarisht bukë në shtëpitë e italianëve, ndërsa prej dy javësh tashmë e kanë bërë bukën falas për njerëzit. Me këtë gjest, furra e bukës së tyre ka treguar solidaritetin duke shkuar në çdo shtëpi për të lehtësuar sadopak peshën e kësaj pandemie.
Fjorza Mullaji tregon per guret qe percjellin energji!