Presidenti Mejdani me Frowik – (28 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten prioriteti kryesor i politikës së jashtme shqiptare. Kështu i ka deklaruar Presidenti Mejdani ambasadorit të përkohshëm amerikan Robert Frowik. Në takimin e lamtumirës Mejdani e ka garantuar Ambasadorin Frowik për ecjen pa kompromis në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.
Frowik vlerësoi rolin e Shqipërisë në zgjidhjen e konfliktit kosovarë dhe bashkëpunimin me Naton. Ambasadori Frowik ka kontribuar në rikthimin e demokratëve në parlament. Ndërkohë që në muajin Shtator pritet të vijë ambasadori i ri Amerikan Limpreht.
Po sot presidenti Mejdani ka pritur në një takim kortezie dhe drejtuesit e kompanisë amerikane “Brown and Rud” që mbështetën në prapavijë në këtë muaj trupat amerikane të Natos në misionet e tyre në Shqipëri. Drejtuesi Amerikan Davide Kapuja vlërësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe autoritetet e aeroportit të Rinasit. Gjatë misionit të tyre në Shqipëri kjo kompani amerikane angazhoi në projektet e saj rreth 1500 punëtor dhe specialist shqiptar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame