Kryeministri Edi Rama sonte në “Opinion”
I përgjigjet pyetjeve për masat ekonomike
Mbrëmjen e kësaj të enjteje ne emisionin “Opinion” në Televizionin Klan do të jetë në një lidhje direkte kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë do t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve lidhur me të gjitha paqartësitë dhe nevojën për informacion për masat e ekonomike në vend, pas gjendjes së krijuar si pasojë e koronavirusit.
Intervistën e zhvilluar nga gazetari Blendi Fevziu me kryeministrin Rama do ta ndiqni në orën 21:00 në Televizionin Klan. /tvklan.al