Përurohet Kinema Millenium 1 (31 Korrik 1999)


Përurohet Kinema Millenium 1 (31 Korrik 1999)

15:33 31/07/1999

Pak minuta më parë është përuruar Kinema Millenium e quajtur dikur Kinema Republika, kinemaja e parë moderne në kryeqytet. Një investim i përbashkët i Ministrisë sonë të Kulturës dhe firmës shqiptaro-amerikanë IDA.

Në ceremoni merrnin pjesë figura të shquara të kinematografisë shqiptare dhe Ministri Kulturës Edi Rama. Projekti që kap shifrën e 250 mijë dollarëve ka filluar të zbatohet në muajin Qershor. Fillimisht kinemaja do të funksionojë me një sallë 240 vende e cila do të pasohet nga tre të tjera më të vogla./tvklan.al






Të ngjashme