Italia ndihmon arsimin shqiptar (31 Korrik 1999)


Italia ndihmon arsimin shqiptar (31 Korrik 1999)

16:18 31/07/1999

Qeveria Italiane akordon 1 miliard lireta në ndihmë të arsimit shqiptar. Ky fond vihet në dispozicion për ristrukturimin e tre shkollave profesionale në Shqipëri. Në një takim mes Ministrit të Arsimit dhe Shefit të Trupit Diplomatik Special Italian është thënë se së shpejti pritet të fillojë dhe një shtesë ambientesh në Shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, si dhe në shkollat teknike në Shkodër e Vlorë. Punimet do të fillojnë gjatë muajit Shtator. Edhe Banka Botërore i jep mbështetje financiare dhe asistencë teknike arsimit shqiptar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme