Greva në Portin e Durrësit – (1 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një orë grevë sot në ditën e fillimit të muajit nga 200 shoferë të kamionëve privat të Portit të Durrësit. Bojkotohet puna duke lënë pa shkarkuar anijet e ardhura me mall. Sindikata e pavarur e transportit si instituconi i vetëm që mbron interesat e njerëzve të punës i kërkon Ministrisë së Transporteve, Kryeministrit, Drejtrisë së Portit, plotësimin e kërkesave duke filluar nga pajisja me leje vjetore për hyrjen në port të kamionëve.
Pagesa e detyrimeve fiskale të licensës të jetë mujore dhe jo vjetore. Kërkohet heqja e taksës së rregjistrimit dhe asaj të aksit dhe dhënie përparësie kamionëve të portit me licensë nga ministria. Në mos plotësim të tyre një hap më tej do të jetë data 8 e shoqëruar me grevë një ditore dhe data 14 është paralajmëruar me nisje e një greve paafat. Të gjithë punojësit që aderojnë në këtë Sindikatë në këtë datë do të bllokojnë hyrjen në portin e Durrësit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti