Fifi: Nuk do doja të isha kthyer në Kosove, nuk do kisha vuajtur kaq shumë
Këngëtarja Fifi, më 31 Mars kishte ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë për të, programi “E Diela Shqiptare” i rezervoi mjaft surpriza. Si rrallëherë, ajo ishte e vetme në këtë ditëlindje, për shkak të situatës së krijuar nga virusi.
Fifi rrëfeu në intervistën e zhvilluar edhe faktin se nëse do të kthehej pas në kohë do kishte dashur të ndryshonte mendjen e babait të saj për të mos u kthyer nga Gjermania në Kosovë. Kjo sepse jeta për të do të kishte qenë më ndryshe dhe nuk do kishte vujatur aq shumë.
Ardit Gjebrea: Nëse do ndyshoje diçka nga fëmijëria jote, diçka që të ka lënduar çfarë do ndryshoje?
Fifi: O sa e bukur kjo pyetja! Do ndryshoja mendjen e babit tim, për të na kthyer nga Gjermania në Kosovë.
Ardit Gjebrea: Pse?
Fifi: Sepse unë kam lindur në Gjermani edhe kam jetuar atje deri në 2000, pastaj jemi kthyer dhe nëse do ishte e mundur të kthehesha pas në kohë, do ja ndryshoja babit mendjen dhe nuk do kisha dashur të kthehesha në Kosovë.
Ardit Gjebrea: Po pse nuk do doje të ishe kthyer në Kosovë.
Fifi: Sepse besoj shumë që do kisha një jetë ndryshe dhe nuk do kisha vuajtur kaq shumë sa kam vuajtur, për të mbërritur në nivelin që jam sot.
Ardit Gjebrea: Po tani je e lumtur për këtë që je sot?
Fifi: Po jam shumë e lumtur dhe asnjëherë nuk pendohem për sfidat, që kam kaluar për të arritur këtu ku jam sot. Por gjithmonë e kam pasur në vete si peng pse jemi kthyer. Edhe në fakt nëse me lejohet do i kërkoja babit falje, se ja kam nxirë jetën në ato vite për këtë pjesë. Sepse i kam qëndruar sipër si qukapik: Pse na ktheve? /tvklan.al