Ilir Meta intervistë – (1 Shtator 1999)


Ilir Meta intervistë – (1 Shtator 1999)

23:11 01/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Zëvendës Kryeministrin Ilir Meta për konfliktet në Partinë Socialiste.

Gazetarja:- A ekziston vërtet konflikti Majko – Meta e çfarëdo lloj natyre qoftë ai?

Ilir Meta, Zv/Kryeministër:- “Unë mendoj se nuk ka konflikte të tilla, ka bashkëpunim dhe marrëdhënie normale. Përsa i takon problemeve të punës natyrisht që ka një bashkëpunim të plotë dhe mendoj se është një vullnet i përbashkët për të mos hapur konflikte të panevojshme dhe të paarsyeshme”.

Gazetarja:- Cilat janë pikat e kontesuara nga ju për veprimtarinë e deritanishme të kryeministrit Majko?

Ilir Meta, Zv/Kryeministër:- “Përsa i takon veprimtarisë së kryeministrit, kjo është e vështirë të ndahet nga veprimtaria e qeverisë ku unë jam zv/kryeministër, kështu që është e vështirë për të bërë kontestime në veçanti për kryeministrin”.

Gazetarja:- Është folur për aleancat tuaja herë me Nanon dhe herë me Majkon kundër njërit apo tjetrit. A do të jeni ju realisht një nga sfidantët e Nanos për postin e kryetarit të PS?

Ilir Meta, Zv/Kryeministër:- “Përsa i takon aleancave të ndryshme për të cilat flet vazhdimisht media, unë mund të them se vullneti im është për të bashkëpunuar me të gjithë. Përsa i takon zhvillimeve në PS, forcimit të PS, rritjes së rolit të saj në gjithë zhvillimet në vend dhe natyrisht që në këtë kuadër për mua është e rëndësishme, që të bashkëpunoj me të gjithë ata të cilët respektojnë normat e PS, statutin e saj dhe veprojnë gjithmonë në interes të PS. Përsa i takon aleancave të kompromiseve të veçanta, mendoj që kompromisi më i mirë mbetet gjithmonë me PS dhe që marrdhëniet personale midis personave të ndryshëm të mos jenë në kurriz të së ardhmes së kësaj partie”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme