Tritan Shehu, intervistë (2 Shtator 1999)


Tritan Shehu, intervistë (2 Shtator 1999)

10:26 02/09/1999

Intervistë me zotin Tritan Shehu të Partisë Demokratike

Tritan Shehu: Unë e konsideroj pozitiv faktin që kjo betejë brenda Partisë tashmë ka filluar. Shpresoj që të jetë një betejë e cila t’i vërë të gjithë në pozicione të barabarta dhe jo e parapërcaktuar.

Gazetari: Ju do të përfshiheni në këtë betejë, pasi ju keni paraqitur mendime alternative ndaj udhëheqjes aktuale pra Pollos dhe Berishës?

Tritan Shehu: Unë e kam cilësuar dhe herë të tjera. Unë kam qënë kryetar i partisë, unë dhashë dorëheqjen, unë kam dhënë mendimet e mia këto kohë do të vazhdoj të jap mendimet e mia, do vazhdoj të kontribuoj me punën time për demokratizimin e mëtejshëm të PD-së si një element bazë. Unë nuk mendoj dhe as nuk aspiroj që në këto momente të vë kandidaturën për tu zgjedhur kryetar i PD-së për mjaft arsye.

Gazetari: Do të ishte normale zgjedhja midis Pollos dhe Berishës si të vetmet kandidatura?

Tritan Shehu: Do të ishte normale. Këto janë gjëra që në fakt nuk vendosen nuk mund të paracaktohen. Këto vendosen nga vota, këto i zgjidhin njerëzit. Unë mendoj që mund të ketë hapësirë edhe për kandidatura të tjera gjatë kësaj kohe, derisa kjo punë, kjo lojë tashmë ka filluar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme