Rahoveci, protestat (2 Shtator 1999)


Rahoveci, protestat (2 Shtator 1999)

12:41 02/09/1999

Rahoveci ka pritur dje Kryeministrin e Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës. Hashim Thaçi e ka konsideruar të drejtë protestën e banorëve të qytetit të cilet ka 10 ditë që nuk lejojnë futjen e trupave ruse të KFOR-it. Bernard Kushner administratori i OKB-së për Kosovën ka hedhur idenë e ndërhyrjes së policisë së Kombeve të Bashkuara në Rahovec. Ndërkohë protesta vazhdon. Kosova po i kthehet normalitetit. Fëmijët e Prishtinës, Drenicës e gjithë qyteteve e fshatrave kosovarë janë nisur drejt shkollave pa dyer e dritare. Por gjithsesi Kosova e ka nisur vitin e ri shkollor./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme